Profesionistët e lirë, Tobli: Ligji i ri i detyron të rrisin çmimet ose të emigrojnë

Profesionistët e lirë, Tobli: Ligji i ri i detyron të rrisin çmimet ose të emigrojnë

Skema e re e taksimit të profesioneve të lira pritet të rrisë çmimin e shërbimeve që ata ofrojnë. Në studion e MCN Economy, Avni Tobli, ekspert kontabilist, tha se ligji i miratuar me votat e maxhorancës prek rreth 36 mijë biznese.

Ky ligj nuk u prit mirë që në fillim kur u hodh për diskutim, por u miratua edhe pa konsensusin e grupeve të interesit dhe diheshin efektet negative që do të jepte. Si fillim u mendua që do të kishte target vetëm profesionistët e lirë. Në fakt, vendimmarrësit duke parë impaktin që do të jepte në buxhetin e shtetit, e zgjeruan gamën e subjekteve që prekte. Ai prekte 36 mijë subjekte, pra 1/3 e subjekteve të regjistruara në Republikën e Shqipërisë.

Administrata tatimore duhej të vepronte që në janar, që të përgatiteshin. Në mendimin tonë është një keqllogaritje e administratës tatimore. Sot, me të parë këstet e tatim-fitimit të shfaqura në faqet e tyre, subjektet do të marrin masa.

Përllogaritja e kësteve të tatim-fitimit është bërë duke u bazuar në xhiron e vitit të kaluar. Nëse këstet nuk paguhen deri më 20 prill, korrik, tetor, apo janar, ato shoqërohen me masa administrative në masën 10%.  

Sipas tij, tatimi i rritur do t’u shtohet kostove të tjera, duke e bërë të pamundur aktivitetin për shumë prej profesionistëve të lirë. Të gjetur në këtë situatë të re, sipas tij, një pjesë e tyre do ta zhvendosin koston te konsumatori final, që do të thotë rritje e çmimit për shërbimet që ata ofrojnë.

Një tjetër strategji që mund të përdorin bizneset për t’i shpëtuar humbjeve do të jenë manovrat për evazion fiskal ose përfundimisht, zhvendosja në tregje jashtë vendit.

Tatimi për profesionistët e lirë, 15% dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore shkojnë rreth 40%.

Për profesionistët e lirë janë një barrë e rëndë. Të gjitha shërbimet tona, shtesat e pagesave që bëjmë ne do t’ia faturojmë klientit fundor. Pra, do të rritet çmimi i shërbimeve, janë 36-37 mijë subjekte.

Nuk kam shifra sa është rritur evazioni, por mund të them se ligji i pabarabartë për të gjithë ka disa efekte negative. Nuk trajtohemi të gjithë njësoj me një subjekt tjetër që shet shërbime. Për të kaluar direkt te ajo që mendoj se do të sjellë efekte negative. Do të ketë mbyllje dhe pezullim të subjekteve që janë objekt i këtij ligji.

Niveli i lartë i tatimit do të çojë në shmangie të detyrimeve nga shumë tatimpagues, sepse duke mos përballuar nivelin e tatimit do të rrinë në trag por do të mënjanojnë shkrimin e faturave. Kjo sjell direkt në evasion fiscal dhe të ardhur të munguar për administratën tatimore. Ky ligj përkeqëson ndjeshëm klimën e biznesit në Shqipëri. Do të shoqërohet me hemorragji të kapitalit human. Shumë kolegë të mitë ose profesione të tjera të lira do t’i hedhin sytë nga tregje të tjera. Efekti tjetër negative do të jetë ai që do të sjellë për klientin. Këto biznese do të rrisin çmimin e shërbimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy