Kokëdhima rrëfen sekretet e koalicionit PS-LSI: Ja çfarë nuk shkoi mirë

Kokëdhima rrëfen sekretet e koalicionit PS-LSI: Ja çfarë nuk shkoi mirë

Ish deputeti i PS-së, tashmë kreu i Lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka folur për krijimin e koalicionit PS-LSI në 1 prill të 2013, ndikimin e tij në këtë marrëveshje, si dhe faktin pse doli garant i tij.

Kokëdhima ka shpjeguar mënyrën sesi e ka parë ai ecurinë e deritanishme të koalicionit. Ai thotë se ndërkohë që nesër shënohen 4 vite nga ky koalicion, prej tyre është bërë një punë e vlefshme, duke cilësuar si arritjen më të madhe reformën territoriale. Sakaq, ai është ndalur edhe tek momentet që kanë krijuar probleme brenda koalicionit, dhe tek mënyra se si Rama e ka parë aleatin e tij në bashkëqeverisje. 

“Në 4 vite u ndoq politika e gërryerjes së koalicionit. Sot koalicioni ka arritur në pikën më të ulët morale. Nga Rama Koalicioni nuk u pa si mundësi për rritje kredibiliteti, por si mundësi për të mbuluar gërryerjen e PS”, tha Kokëdhima ne news 24. Ai shtoi se PDIU u mor në koalicion, për t’i bërë presion LSI-së. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy