
Lajmi se zv.ministrja Marlène Schiappa do të jetë protagoniste e numrit të ardhshëm të revistës “Playboy” shkaktoi shumë diskutime në Francë. Schiappa shfaqet në foton e kopertinës, në një intervistë shumë të gjatë, ndërsa në brendësi ka foto me të cilat ajo thotë se mbron lirinë e gruas.
Revista pritet të dalë në treg më 8 prill. Schiappa, i cila është sekretare e Shtetit për Ekonominë Sociale dhe Solidaritet dhe ka qenë ministre për Shanset e Barabarta në mandatin e parë të Emmanuel Macron, shfaqet në një foto që qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, vetëm me fytyrën dhe shpatullat e zbuluara.
Sipas një burimi të revistës, në të paktën një nga katër fotot që shoqërojnë intervistën prej 12 faqesh, Schiappa shfaqet në një “pozë seksi dhe e mbështjellë me flamur francez”.
I njëjti burim tha se Marlène Schiappa, 40 vjeç, ka pranuar t'i japë Playboy një intervistë "e cila ka të bëjë në thelb me lirinë e grave, por edhe me feminizmin, politikën dhe letërsinë". Megjithatë, në qeveri, e nënshtruar tensionit të jashtëzakonshëm të muajve të fundit për shkak të protestës sociale kundër reformës së pensioneve, e gjithë kjo çështje nuk u pëlqen të gjithëve: shumë nga kolegët e Schiappa-se kanë konsideruar nismën "të papranueshme", sipas Le Parisien.



