Rikthehen kufizimet, ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në qytet gjatë ditës

Rikthehen kufizimet, ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në qytet gjatë ditës

Bashkia e Tiranës rikthen masat kufizuese për mjetet e tonazhit të rëndë në kryeqytet.

Përmes një udhëzimi që synon disiplinimin e trafikut në nisje të vitit 2022, sidomos në orët e para te mëngjesit, kur fëmijët shkojnë në shkollë, Bashkia e Tiranës bën të ditur se ka vendosur të ndalojë qarkullimin e mjeteve të rënda në brendësi të Unazës së Vogël të qytetit nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Gjithashtu, sipas urdhrit, ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të transportit të mallrave prej orës 07:00 deri në orën 09:00, si dhe i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 3.5 ton nga ora 09:00 deri në orën 20:00 në Unazën e Mesme të qytetit, në brendësi të saj, si dhe në akset kryesore hyrëse duke përfshirë dhe rrugët “Sulejman Delvina”, “Abdyl Frasheri”, “Ismail Qemali”, “Rruga e Elbasanit” dhe Bulevardi “Bajram Curri”.

Subjektet tregtare do të kryejnë veprimtarinë e tyre furnizuese nga ora 20:00 deri në orën 07:00 të mëngjesit, ndërsa mjetet deri 3.5 ton nga 09:00 deri 20:00, sipas sinjalistikës së vendosur.

Sipas këtij udhëzimi, ndalohet edhe qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 18 ton në brendësi të Unazës së Madhe te qytetit, si dhe në akset kryesore hyrëse nga ora 06:00 deri në 20:00.

Masat merren për efekt rregullimin e qarkullimit te mjeteve dhe lehtësimin e lëvizjes për prindërit që çojnë fëmijët në shkollë në mëngjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy