“Kemi prova”, Balla për nismën e shkarkimit të Metës: Ky Kuvend është sovran për të marrë vendim

“Kemi prova”, Balla për nismën e shkarkimit të Metës: Ky Kuvend është sovran për të marrë vendim

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se mazhoranca është e vendosur të vijojë me procesin e shkarkimit të Presidentit të Republikës, pasi sipas tij ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme.

Besoj që jeni vënë në dijeni që prej ditës së premte është institucionalizuar kërkesa e rreth 50 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, depozituan kërkesën për fillimin e procedurës së shkarkimit Presidenti i Republikës përpara dhe gjatë fushatës ka kryer veprime që shkelin Kushtetuetën e Shqipërisë.  Kemi pasur edhe një Rezolutë të mëparshme që i kërkonim Presidentit të rikthehej në binarët e Kushtetutës. Presidenti nuk e ka respektuar këtë rezolutë të vitit 2019 dhe ka vijuar me shkeljen e Kushtetutës. Ndaj Kuvendi do të shprehet me vendim për këtë. Unë besoj se Kuvendi aktual e ka sovranitetin për ta shqyrtuar këtë proces.

Si një prej firmëtarëve të dokumentit për nisjen e procesurës së shkarkimit, Balla tha se në këtë dokument janë paraqitur të gjitha provat e nevojshme dhe të domosdoshme për ta iniciuar këtë proces.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se nisma e parë për shkarkimin e Presidentit Meta nuk u konkludua në respekt të opinionit të Komisionit të Venecias.

Në ruajmë respekt maksimal sepse ka një vlerë të pakundërshtueshme për ne si institucion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy