Belioza Çoku nga Alo 116 tha në studion e lajmeve të MCN TV se në vendin tonë TikTok-u është platforma që keqpërdor më shumë imazhet e fëmijëve.
Sipas Çokut, format më të shpeshta të dhunës dixhitale janë keqpërdorimi i imazheve, shantazhi, format e komunikimit që jo vetëm çojnë drejt varësisë por të ekspozojnë ndaj problemeve emocionale dhe psikologjike.
Format më të shpeshta janë keqpërdorimi i imazheve, shantazhi, format e komunikimit që jo vetëm çojnë drejt varësisë por të ekspozojnë ndaj problemeve emocionale dhe psikologjike.
TikTok-u është platforma që keqpërdor më shumë imazhet e fëmijëve, abuzon më shumë dhe ka algoritëm përfitues dhe abuzues në komunikimin online, këtu në Shqipëri.
Në Japoni këto algoritme janë të ndryshme, përdoret TikTok për të edukuar.
Më tej Çoku tha se ka një rritje galoponte e trendit të problematikave të shëndetit mendor dhe rritjes së tendencave suicidale tek moshat e reja, tek adoleshentët 15-17 vjeç.
Ka një rritje galopante e trendit të problematikave të shëndetit mendor dhe rritjes së tendencave suicidale tek moshat e reja, tek adoleshentët 15-17 vjeç.
Në shoqërinë tonë ka një gjuhë urrejtje në rritje.



