Zbulohet emri i fëmijës së Nick Jonas dhe Priyanka Chopra (FOTO)

Zbulohet emri i fëmijës së Nick Jonas dhe Priyanka Chopra (FOTO)

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra e kanë quajtur vajzën e tyre Malti Marie, raporton TMZ.

Sipas një çertifikate lindjeje të siguruar nga media, vajza e tyre – e cila lindi nëpërmjet një surrogate – erdhi në jetë pak pas orës 20:00 më 15 janar në një spital në San Diego, Kaliforni.

Emri Malti është me origjinë sanskrite, indiane dhe do të thotë "lule aromatike" ose "dritë hëne".

Jonas, 29 vjeç dhe Chopra, 39, njoftuan lajmin emocionues për ardhjen e foshnjës së tyre në janar.

“Jemi shumë të gëzuar të konfirmojmë se kemi mirëpritur një foshnjë me surrogate”, thuhej në një deklaratë të përbashkët të shpërndarë në Instagram.

“Ne kërkojmë me respekt për privatësi gjatë kësaj kohe të veçantë ndërsa fokusohemi te familja jonë. Shume faleminderit."

Vogëlushja e tyre erdhi vetëm një javë pasi Chopra shprehu dëshirën e saj për të pasur fëmijë në një intervistë për Vanity Fair.

Ajo gjithashtu tha në një intervistë të marsit 2020 se familja është "shumë e rëndësishme" për të.

“Është diçka që unë patjetër dua ta bëj dhe shpresoj që kurdo që Zoti të dojë, në kohën e duhur dhe të përshtatshme, do të ndodhë”, tha ajo për revistën Tatler .

Chopra dhe Jonas u martuan në vitin 2018 gjatë një dasme ekstravagante tre-ditore në Indi. Më shumë se 250 nga miqtë e tyre më të ngushtë dhe familjarët, përfshirë kryeministrin indian Narendra Modi, morën pjesë në dasmë, të cilat përzienin traditat nga secila prej kulturave të tyre në një mënyrë "të bukur".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy