Ministria e Arsimit të Kosovës ka deklaruar se “Kosova nuk ka ndonjë kërkesë zyrtare për mbylljen e shkollave turke”.
Shkollat private turke janë të liçensuara nga Ministria e Arsimit në kuadër të ligjeve të Kosovës.
Ne bëjmë inspektime të herëpashershme dhe nuk kemi verifikuar asnjë shkelje ligjore – ka deklaruar Kushtrim Shkodra, drejtuesi i kabinetit dhe këshilltari politik i ministrit të Arsimit.



