Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje për një ndërprerje të armiqësive përgjatë vijës së demarkacionit të vendosur nga Kombet e Bashkuara midis Izraelit dhe Libanit, duke u shqetësuar për rrezikun e konfliktit më të gjerë me pasoja shkatërruese për rajonin.

“Ndërsa shkëmbimet e zjarrit vazhdojnë rreth Linjës Blu, Sekretari i Përgjithshëm u bën thirrje edhe një herë palëve për një armëpushim urgjent ”, tha në një deklaratë zëdhënësi i tij Stéphane Dujarric.
Këto shkëmbime zjarri mund të shkaktojnë një konflikt më të gjerë me pasoja shkatërruese për rajonin.



