Sulmet kibernetike, ekspertët: Shqipëria, e rrezikuar. Të rrisë sigurinë

Sulmet kibernetike, ekspertët: Shqipëria, e rrezikuar. Të rrisë sigurinë

Sulmet kibernetike shpesh herë nuk i kanë ndalur dot as institucionet shtetërore. Pak kohë më parë hakerat bllokuan për dy ditë faqen e Policisë së Shtetit, ndërsa ofrimi i shërbimeve online për qytetarët ka rritur rrezikun e aksesit në informacionet e klasifikuara, apo ato që lidhen me sigurinë kombëtare.

Koloneli Walter Unger, ish-drejtor i mbrojtjes kibernetike në Ushtrinë Austriake, i cili ishte i ftuar në Tiranë në një forum me aktorë të institucioneve ligjzbatuese, thotë se Shqipëria duhet të bëjë më shumë në forcimin e politikave dhe elementëve të sigurisë.

“Kriminelët që fshihen prapa kompjuterëve nuk duan t’ia dinë kush është viktima. Mjafton të kenë përftitime monetare aqo të arrijnë qëllimin e tyre dashakeq, ndaj edhe Shqipëria është e rrezikuar si çdo vend tjetër”, deklaron Unger. 

Sipas kolonelit austriak, Shqipëria duhet të forcojë edhe kudarin ligjor. 

“Shqipëria duhet të adoptojë të gjitha praktikat e Konventës europiane për krimin në fushën e kibernetikës. Është një sfidë që nuk duhet neglizhuar si një vend anëtar i NATO-s, por edhe që aspiron të bëhet pjesë e BE-së. Është i nevojshëm plotësimi i disa hallkave me elementë sigurie shtesë”, nënvizon Unger. / TCH / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy