Dy persona janë arrestuar nga policia e Lezhës gjatë një aksion blic të zhvilluar në disa ambiente të ndryshem për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Në vijim të punës policore për rritjen e parametrave të sigurisë publike, mbajtjen nën kontroll të situatave kriminale dhe goditjeve të veprimtarive të ndryshme kriminale si narkotikëve dhe armëmbajtja pa leje, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Lezhë , janë ushtruar kontrolle Blic në ambiente të ndryshme, bazuar dhe në informata policore.
Në pranga u vunë shtetasit Gjovalin Kola, 25 vjeç, banues në Lezhë ( me preçedent të mëparshëm kriminal) dhe Lekë Kola, 36 vjeç, banues në Lezhë ( me preçedent të mëparshëm kriminal)
Policia sqaron se: Konkretisht, me datë 12.08.2017, në orët e vona të natës, në një lokal tek Kryqëzimi i Shënkollit, gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit Gjovalin Kola, i është gjetur 1 armë zjarri TT pa leje e cila iu sekuestrua në cilësinë e proves materiale.
Gjithashtu , shtetasi Gjovalin Kola, i shoqëruar në lokal edhe nga shtetasi Lekë Kola, kanë kundërshtuar me forcë efektivët e policisë për të mos i lejuar që ti kontrollin.



