Ndodh në Itali, pronari i jep punonjësve çekun prej 1500 eurosh për Pashkë

Ndodh në Itali, pronari i jep punonjësve çekun prej 1500 eurosh për Pashkë

Mund ta cilësojmë me plot gojën si një gjest të bukur, veprimin që pronari i kompanisë Metallurgica Legnanese di Rescaldina në Milano , Siro Della Flora-s ka bërë kundrejt  42 punonjësve të tij.

Ai ka nënshkruar për secilin nga punonjësit e tij një çek me 1500 euro dhe e ka cilësuar si një bonus për energjinë.

Siro Della Flora tha gjatë një interviste për Corriere della Sera se iu duk e drejtë të bënte këtë veprim dhe se ishte një dëshirë e tijq ë ai të befasonte punonjësit për Pashkë.

Kemi muaj që flasim për kostot e energjisë që janë rritur jashtëzakonisht për industritë, por nuk mund të anashkalojmë rritjet për familjet. E pashë vetë si në faturën e kompanisë ashtu edhe në faturën e shtëpisë. U ndjeva i detyruar të kontribuoja për nevojat e familjeve të punonjësve të mi.  Mendova se mund t'i befasoja në vezën e Pashkëve. Nuk është një sakrificë e madhe t'i japësh dorën dikujt.

I pyetur nëse është ndjerë “i detyruar” ta bënte Della Flora tha:

Nuk është një gjest që zgjidh problemin e një familjeje, por është menduar të jetë një sinjal.

Unë nuk jam tipi i pronarit të mbyllur në zyrë, jam bashkëpunëtor mes bashkëpunëtorëve të mi. Unë e jetoj ditën mes tyre. Një kompani funksionon mirë nëse ka punëtorë të mirë. Nuk dua të bëj retorikë, por duhet të jetë si një familje e madhe. Nëse nuk keni bashkëpunëtorë të mirë, bëni pak punë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy