Kanë përfunduar hetimet për bandën italo-shqiptare anëtarët e së cilës u arrestuan në shtator të këtij viti. 17 persona mes tyre 5 shtetas shqiptarë përfunduan në pranga.
Hetimet zbuluan se fitimet që siguronte banda nga trafiku i drogës ishin shumë të larta aq sa krerët e saj u detyruan të blinin makineri për numërimin e parave.



