Reshjet e dendura në Elbasan/ Rënie inertesh në disa akse rrugore, disa fshatra pa energji elektrike

Reshjet e dendura në Elbasan/ Rënie inertesh në disa akse rrugore, disa fshatra pa energji elektrike

Prefektura e Elbasanit ka bërë me dije situatën e krijuar për shkak të përmbytjeve në zonë. Në njoftimin e Prefekturës, nënvizohet se gjatë mbrëmjes, në të gjithë qarkun ka pasur reshje të dendura në shiut.

Si pasojë, janë shënuar rënie inertesh në disa akse rrugore, ndërsa në disa fshatra ka mungesë energjie.

"Në qarkun Elbasan gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të sotëm kemi pasur reshje shiu me intensitet të lartë në gjithë qarkun.

Nga shirat e rënë kemi pasur rënie inertesh e aluvionesh në disa prej akseve rrugore të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese. Në një biznes privat në Nj.A Labinot Fushë kemi pasur presenzë uji për të cilën po punojnë punonjësit e ASHP të bashkisë Elbasan pasi ka një kanal të bllokuar.

Në furnizimin me energji elektrike kemi ndërprerje në disa fshatra të Njësive Administrative Kodovjat të  bashkisë Gramsh, Shalës të bashkisë Cërrik dhe Përparim të bashkisë Peqin. Po punohet nga punonjësit e OSHE për riparimin e defekteve", thuhet në njoftim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy