Çelja e negociatave/ Presidenti i KE: Ende nuk kemi unanimitet/ Rama: Do vazhdojmë punën tonë me reformat (VIDEO)

Çelja e negociatave/ Presidenti i KE: Ende nuk kemi unanimitet/ Rama: Do vazhdojmë punën tonë me reformat (VIDEO)

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel pas takimit me Ramën, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Edi Rama u shpreh se ende të gjithë vendet e Bashkimit Europian nuk kanë një vendim unanim për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

“Ne kemi nevojë në KE për një vendim, që është shumë e rëndësishme që të gjitha vendet të aderojnë në këtë drejtim. Tre shtyllat që thash më lartë duhet të ecin paralelisht. Ka filluar puna. Shumë shpejt do të kemi rastin që të kemi një diskutim. Do jetë pjesë e punës sime se si mund të bëhen hapa para. Si president i KE mund të them se sot nuk kemi unanimitet”, tha Presidenti i Këshillit Europian, Michel.

Ndërsa kryeministri Edi Rama lidhur me takimet lobuese për çeljen e negociatave u shpreh se : “Në këto kushte edhe Franca të kërkonte të futej në BE nuk do pranohej nga Franca. Është një vendim brenda BE dhe duhet ta respektojmë. Ajo që po ndodh në funksion të një metodologjie të re duhet parë si një mundësi e re e marrëdhënieve tona me BE.

Ne do vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë që do kishim bërë edhe nëse do kishim hapur negociatat. Ka një qartësi për faktin se reformat tona po ecin, se rezultatet e pritura po vijnë dhe do vazhdojnë të vijnë”.

Kryeministri i vendit shprehu falenderimet më të sinqerta për presidentin e KE, për ndihmën pas tërmetit të 26-nëntorit dhe për angazhimin e tij në konferencën e donatorëve.

Unë e falenderoj presidentin e KE, për ndihmën pas 26 nëntorit si dhe për angazhimin e tij për konferencën e donatorëve më 17 shkurt që ajo të jetë e suksesshme.

“Europa është pranë dhe nuk do na lërë vetëm në përpjekjen për rindërtimin. Kemi folur dhe për integrimin për ato çfarë kemi arritur dhe çfarë duhet bërë si për diskutimin e brendshëm në BE, për metodologjinë e re të zgjerimit. Më vjen mirë që ai ka shprehur vullnetin për të qenë i angazhuar për rajonin në integrimin e mëtejshëm”, thakryeministri në fjalën e tij.

09:12h-  Presidenti i Këshillit Europian viziton sot Shqipërinë, takohet me Ramën

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel do të vizitojë sot Shqipërinë. Mësohet se drejtuesi i KE do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të udhëtojë drejt Shkupit.

Vizita e Michel në Shqipëri vjen para zhvillimit të konferencës së Donatorëve për Shqipërinë, e cila do të mbahet më 17 Shkurt në Bruksel dhe para vendimit për negociatat.

 Siç konfirmohet edhe nga axhenda zyrtare, kreu i Këshillit Michel, do të takohet në orën 12:50 me kryeministrin Edi Rama dhe më pas të dy zyrtarët do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kujtojmë se kjo vizitë e kreut të Këshillit vjen një javë pas asaj të Komisionarit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy