Historia e trishtë e Roko Camaj, shqiptari që ra viktimë e sulmit të 11 shtatorit

Historia e trishtë e Roko Camaj, shqiptari që ra viktimë e sulmit të 11 shtatorit

Roko Camaj, i lindur në Malin e Zi emigroi në SHBA në 1969. Atje filloi punë si pastrues xhamash tek Kullat Binjake në Nju-Jork.

Bashkëshortja e tij ishte e tmerruar nga lartësitë, ndaj ai preferoi të mos i tregonte që pastronte xhamat edhe në pjesën e jashte.

Më 11 shtator, Roko Camaj ishte në kullën jugore kur avioni goditi ndërtesën nga poshtë.

Ai sapo ishte kthyer nga disa pushime në vendlindjen e tij në Mal të Zi më datë 10 shtator, dhe me 11 shtator kishte rifilluar punën.

Vëllezërit e tij tregonin pas vdekjes se udhëtimi i pesë vëllezërve Camaj në Mal të Zi atë vit ishte një nga udhëtimet më të bukura që kishin bërë të pestë së bashku. Në ditën e tragjedisë së 11 shtatorit, ai telefonoi zonjën Camaj në orën 9:14 të mëngjesit, duke i kërkuar që të mos binte në panik. Por ai vdiq kur kulla u shemb në orën 9:59 të mëngjesit. Një shprehje që Roko Camaj kishte thënë në një libër për fëmijë për punën e tij, shërbeu si fjalët e tij të fundit: "Jemi vetëm unë dhe qielli. Unë nuk shqetësoj askënd dhe askush nuk më shqetëson”.

Kur vdiq më 11 shtator 2001, Roko Camaj u portretizua si engjëlli mbrojtës i pastruesve të dritareve. Në një imazh nga arkivi i New York Times, Roko Camaj shfaqet me një shkop në dorën e tij të djathtë dhe një sfungjer në të majtën, teksa era i ngatërron flokët. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy