SHBA-të kanë ekstraduar për në Bosnjë e Hercegovinë të dyshuarën për krime lufte ndaj serbëve Azra Bashiç.
Bashiç, 57 vjeçe, e lindur në Rijekë të Kroacisë, është ekstraduar në aeroportin e Sarajevës, transmeton Fena.
Ajo dyshohet se ka kryer krime lufte ndaj serbëve gjatë vitit 1992.
Bashiç akuzohet se në periudhën prej prilli deri në qershor të vitit 1992 në territorin e komunës Derventa ka vrarë një civil dhe ka marrë pjesë në torturimin e një numri të madh të civilëve serbë, që kanë qenë të strehuar në Shtëpinë e ish-APJ-së në Derventa.
E dyshuara pas luftës ka ikur nga Bosnja dhe ka shkuar në SHBA, ku kishte dhënë identitet të rremë, por pas një bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Bosnjës, ajo është identifikuar dhe është arrestuar nga policia amerikane.



