Puna e prokurorit Altin Dumani si drejtues i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK është vlerësuar me nota të larta nga kreu I KLP-së, Alfred Balla.
Në një intervistë për MCN live, balla u shpreh se roli i Dumanit është risi për faktin se është jo vetëm si drejtues i SPAK por dhe merr pjesë në hetime.
Dumani është duke punuar shumë mirë edhe për vet natyrën dinamike që ka, e shoh goxha mire se ai mund të bënte edhe detyrën e tij si titullar dhe drejtues dhe të shkëputet nga procesi i hetimit, po në fakt ka ndodhur e kundërta.
Ai është pjesë aktive dhe është duke bërë më të mirën e tij sepse merr pjesë në hetim duke nxitur dhe stimuluar edhe kolegët, dhe kjo është një risi.
Kreu i KLP-së thotë se prokurorët kanë mbrojtje të garantuar nga disa ligje, teksa ka një komision të posaçëm që është në mbrojte të magjistratëve të kërcënuar.
Prokurorët e republikës janë në krye te luftës kundër krimit, për vet pozicionin që ata kanë. Kanë mbrojtje të garantuar nga disa ligje, qofte ligji për statusin e gjyqtareve, qoftë ligji për krijimin e Prokurorisë së Posaçme, ligji për organizimin e prokurorisë, etj, dhe në disa vendime të KM është përcaktuar se si bëhet mbrojta e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor kemi pranë këshillave nga një komision për mbrojtjen e prokurorëve i cili është i përberë nga disa struktura, ka në përbërje një përfaqësues nga Ministria e Brendshme, nga Drejtoria e Policisë, një nga Ministria e Drejtësisë dhe një prokuror ose drejtuesi i Prokurorisë në atë prokurori që ai ndihet i kërcënuar, dhe ky komision drejtohet nga një anëtarë i Këshillit të lartë të Prokurorisë dhe është komision i përhershëm. Ky komision që ku jemi formuar, ka eksituar dhe ne nuk është hera e parë që vendosim mbrojtje të posaçme për prokurorët e Republikës.
Në raste kërcënimesh, ky komision përcakton mbrojtje të menjëhershme të tij dhe pastaj vazhdon me procedurat e plotësimit të dokumentacionit.
Kreu i KLP-së, bëri të ditur se deri më tani janë 79 vakanca në prokurori.
Sipas tij janë 226 prokurorë në detyrë nga 341 vende që janë gjithsejt.



