Dhjetëra familje të komunitetit egjiptian në Rrogozhinë, prej dy vitesh jetojnë në kushte të skajshme pasi tërmeti i 2019 u ka rrënuar banesat.
Edhe pse disa prej tyre janë pajisur me kontenierë, në ditë me shi uji depërton në brendësi të tyre.
Banorët apelojnë që autoritetet t’u japin banesa për të kaluar ditët e ftohta të dimrit.



