Mashtrime me Call Center/ Apeli prish vendimin e Shkallës së Parë për Jusel Micin dhe Mendim Domin

Mashtrime me Call Center/ Apeli prish vendimin e Shkallës së Parë për Jusel Micin dhe Mendim Domin

Apeli i Posaçëm prish vendimin e dënimit për një nga dosjet e Call Centerave duke rikthyer për gjykim me një tjetër trupë gjykuese në Shkallën e Parë. 

 

Bëhet fjalë për grupin kriminal të Jusel Micit dhe Mendim Domit, të goditur në dhjetor të vitit 2022. 

 

Ata u vodhën përmes mashtrimit shtetasve europianë afro 15 milionë euro.  

 

Jusel Mici u dënua me 12 vite burg, por me përfitimin nga gjykimi i shkurtuar, dënimi iu ul me një të tretën, duke u konvertuar në 8 vite burg efektiv.

 

Ndërsa Mendim Domi, i cili rezulton me disa dënime të bashkuara, u dënua me gjithsej 11 vite burgim. Edhe për të u aplikua e njëjta masë lehtësuese, duke rezultuar në një dënim përfundimtar prej 7 vitesh e 4 muaj burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy