Monika Kryemadhi uron Ilir Metën për ditëlindje: Të dua si një adoleshente

Monika Kryemadhi uron Ilir Metën për ditëlindje: Të dua si një adoleshente

E quan ‘urim adoleshent’ atë në Facebook, por Monika Kryemadhi bën një dedikim në rrjetin social për ditëlindjen e bashkëshortit, Ilir Meta, i cili mbush sot 52 vjeç. Me një foto ku shfaqet duke puthur në ballë kreun e shtetit, kryetarja e LSI-së përmend 30 vitet e dashurisë dhe frytin e saj, tre fëmijët. Ajo e mbyll urimin duke e cilësuar si dashuri të përjetshme.

Postimi i plotë:

Për vitet që kemi një urim Facebook është shumë adoleshent. Por edhe pse 27 vjet dashuri dhe 30 vite që njihemi dashuria jonë ka qene gjithmonë si ditën e parë që jemi puthur. Sot ti ke ditëlindjen tënde dhe kjo ditë marsi që gjithmonë është fillim i ringjalljes së jetës fillimin e pranverës, unë të uroj Ty Ilir Meta dashuria e jetës sime që gjithmonë ma ke bërë jetën sa me sfida por shumë të bukur, me emocione dhe dhuratat më të bukura që mund të ekzistojnë Bora, Besi dhe Era që janë pasuria dhe jeta jonë. Të uroj jetë të gjatë dhe qofsh kështu si je, i lirë siç ke emrin Ilir. Të dua Ilir Meta si një adoleshente e dashuruar përjetësisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy