Hidhet poshtë miti i vezëve si "bomba" kalorike

Hidhet poshtë miti i vezëve si "bomba" kalorike

Në dekadat e fundit, studimet që hetojnë lidhjen midis konsumit të vezëve dhe rritjes së kolesterolit në gjak janë ndikuar më së shumti nga kompani të ndryshme, duke shtrembëruar mesazhin e saktë. Kjo akuzë vjen nga një analizë e detajuar, e cila ka ekzaminuar financimin e studimeve për vezët dhe kolesterolin që nga vitet 1970, me rezultate që ngrenë shumë dyshime.

Ekspertët e American Journal of Lifestyle Medicine kanë ekzaminuar studimet e publikuara në lidhje me këtë temë nga 1950 deri në 2019 kanë vënë re në vitin 1970 përqindja e atyre që financohen nga kompanitë ishte zero, ndërsa në periudhën 2010-2019 ishte e barabartë me 60%.

Në këtë mënyrë bie poshtë miti se vezët janë si “bomba me kolesterol” që “shpërthejnë” zemrën tuaj nëse i hani rregullisht. Janë yndyrat e ngopura që priren të rrisin nivelin e përgjithshëm të kolesterolit. Nuk është gjetur deri më sot asnjë fakt që vërteton lidhjen midis ngrënies së vezëve dhe kolesterolit të lartë ose sëmundjeve të zemrës.

Sipas Health&Human Research nuk duhet t’i shmangni vezët. Po, është e vërtetë se ato përmbajnë kolesterol, por vitet e fundit ne kemi kuptuar se kur ju hani ushqime që përmbajnë sasi të lartë kolesteroli, ai zbërthehet në sistemin e tretjes dhe nuk zbret në arteriet tuaja si një molekulë e tërë.

Në një analizë nga Health&Human Research rezulton se këto janë dobitë e vërteta që veza ka në organizmin tonë:

Vezët një burim i shkëlqyer proteinash

Proteinat janë bllok ndërtues i çdo qelize në trupin tuaj dhe për këtë arsye një përbërës jashtëzakonisht jetësor i dietës suaj të përditshme. Pa proteina të mjaftueshme, trupi juaj do të luftojë për të rigjeneruar qelizat në mënyrë të pa shëndetshme dhe ju mund të filloni të ndjeheni sikur jeni duke humbur lëndë nga organizmi juaj.

Vezët janë një burim fantastik i proteinave - 6 gram mesatarisht në secilën prej tyre. Edhe më mirë, ato përmbajnë të gjitha aminoacidet që ju nevojiten për të përdorur mirë proteinën e konsumuar.

Mbështet nivelet e kolesterolit të shëndetshëm

Të gjitha shkrimet që kundërshtojnë përdorimin e vezëve  përqendrohen  te përmbajtja e tyre e lartë e  kolesterolit. Po, vezët janë një ushqim me përmbajtje të lartë të kolesterolit, por ekzistojnë dy lloje kryesore të kolesterolit: LDL dhe HDL. HDL është lloji "i mirë" dhe kjo është ajo që do të gjeni tek vezët. LDL është lloji më i rrezikshëm që shoqërohet me rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës. Konsumimi i vezëve dhe rritja e nivelit të HDL është një gjë e mirë. Por edhe nëse vezët prodhojnë një ndryshim në nivelet tuaja LDL, kjo është pozitive. Ekzistojnë një çift i nëntipeve të LDL, duke përfshirë molekula të vogla, të dendura dhe molekula të mëdha "me gëzof". Lloji i vogël i molekulave te LDL është më i rrezikshëm, dhe vezët janë në gjendje ta shndërrojnë atë në llojin e molekulave më të mëdha. Kjo mund të ketë një efekt mbrojtës në zemrën tuaj.

Furnizojnë organizmin me nivel të lartë të kolinës

Nëse jeni duke pyetur veten se çfarë është kolina (Choline), ju nuk jeni të vetëm. Kjo lëndë ushqyese është e nevojshme për të rregulluar kujtesën, gjendjen shpirtërore, kontrollin e muskujve dhe funksionet e tjera trupore. Një mangësi në kolinë mund të çojë në dëmtim të mëlçisë gjithashtu.

Shumica e kolinës në trupin tuaj vjen nga ushqimi, por shumë njerëz nuk e marrin sa duhet nga dietat e tyre. Vezët kanë përmbajtje të lartë koline, kështu që ngrënia e tyre në mënyrë të rregullt mund t'ju ofrojë një nivel më të shëndetshëm jetese.

Vezët janë përforcues natyral i energjisë trupore

Ndaloni përdorimin e pijeve energjetike! Këto gjëra nuk janë gjë tjetër veçse kafeinë dhe sheqer. Nëse jeni duke ngrënë vakte të rregullta, por ende ndjeheni të lodhur, mund të jetë që dieta juaj i mungon vitaminave B. Ushqyesit si tajini, riboflavina, niacina, biotina dhe folati janë drejtpërdrejt përgjegjës për shndërrimin e ushqimit që hani në energji të përdorshme nga trupi i njeriut. Vezët përmbajnë shumë vitamina B. Konsumimi i një veze me vaktin tuaj të mëngjesit është një mënyrë e shkëlqyer për të siguruar që trupi juaj po përdor të gjitha vlerat e domosdoshme  të marra nëpërmjet ushqimit.

 Por kjo nuk do të thotë që ju duhet të kufizoni ngrënien e vezëve vetëm në mëngjes. Ato mund të jenë një zgjedhje e zgjuar për çdo vakt, dhe gjithashtu zvogëlojnë varësinë tuaj nga pijet energjike.

Ndihmojnë në rritjen dhe forcimin e flokëve

Vitaminat e lartpërmendura gjithashtu kontribuojnë në rritjen e shëndetshme të flokëve. Mungesa e biotinës shpesh është e lidhur me humbjen e flokëve.

Vitamina B në përgjithësi ndihmon në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat janë të domosdoshme për të lëvizur oksigjenin dhe lëndët ushqyese në skalpin e kokës dhe gjëndrat e flokëve. Prandaj, vitamina B është e domosdoshme për rritjen e flokëve të shëndetshëm të fortë.

Herën tjetër që bëni një prerje të pa menduar flokësh, ju mund të filloni të hani më shumë vezë në mënyrë që të rriten sa më shpejt të jetë e mundur!

Mbrojnë shikimin 

Karrotat zakonisht zënë vendin e parë kur bëhet fjalë për ushqime të shëndetshme për shikimin për shkak të beta karotenit të tyre, i cili konvertohet në vitaminë A në trup sipas nevojave. Vezët janë gjithashtu të pasura me vitaminë A dhe kanë një efekt të ngjashëm mbrojtës kur bëhet fjalë për ruajtjen e shëndetit të syve.

Parandaloni sëmundjet e zemrës

Njerëzit shmangin përdorimin e vezëve sepse mendojnë se janë të dëmshme për zemrën, por në fakt e kundërta mund të jetë e vërtetë. Studimet tregojnë se njerëzit që hanë afersisht një vezë në ditë, në çfarëdo forme, kanë një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe goditjes sesa ata që shmangin përdorimin e tyre.

Ndihmon në funksionimin e trurit

Truri i njeriut përbëhet nga rreth 60% yndyrë. Është e rëndësishme të përfshini yndyrna të mira në dietën tuaj për të ndihmuar trurin tuaj të funksionojë mirë. Të verdhat e vezëve përmbajnë elementët e duhur për të siguruar  një truri i njeriut të furnizohet shëndetshëm..

Mësimi i fëmijëve tuaj me zakonin e Konsumimit të vezëve në moshë të re mund të mbështesë shumë mirë zhvillimin e trurit të tyre në fazat më të rëndësishme.

Mbrojtja e lëkurës

Përveç mbrojtjes që ofrojnë për indet delikate të syve tuaj, karotenoidet në vezë mendohet gjithashtu se mbrojnë lëkurën. Disa studime kanë treguar që këto lëndë ushqyese punojnë për të filtruar rrezet e dëmshme UV para se të hyjnë në lëkurën tuaj dhe të shkaktojnë dëme.

Kjo nuk do të thotë që ju nuk do të digjeni nga dielli, kështu që mos e anashkaloni mbrojtjen nga dielli vetëm sepse keni konsumuar vezë për mëngjes. Por kjo do të thotë që  rreziku për shfaqjen dhe zhvillimin e kancerit të lëkurës është më i ulët tek personat që përfshijnë vezët në dietën e tyre ushqimore, kështu që konsumojini ato.

Në përfundim, përdorimi i vezëve mund të ketë shumë shumë kritika të zjarrta për shkak të nivelin të lartë të kolesterolit, por në fund të fundit, ngrënia e tyre mund të jetë një nga zakonet më të shëndetshme që mund të keni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy