Rama zbulon planet me turqit: Ndërtim i fabrikës së vaksinave dhe kontrolli i vendit me dron

Rama zbulon planet me turqit: Ndërtim i fabrikës së vaksinave dhe kontrolli i vendit me dron

Kryeministri Edi Rama teksa zhvilloi një takim në Ankara, Turi, me sipërmarrësit ekselent turk, ka zbuluzr edhe planet në vijim të bashkëpunimit të tyre.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Rama bën të ditur se ata kanë diskutuar për ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, një qendër e teknologjisë së lartë në perfieri të kryeqytetit dhe sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë.

Postimi në Facebook:

Ankara-Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për:

-Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik.

-Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë.

-Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma.

- Programin e Mandatit të Tretë për infrastruktren kombetare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy