Vendi prej disa ditësh është përfshirë nga moti i ftohtë. Ditën e sotme do të vijojnë reshjet e dëborës në veri, veri-lindje, jug dhe jug-lindje të vendit. Sipas Instituti i të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme temperaturat minimale në zonat malore do të shkojnë deri në -6 gradë. Ndërkohë parashikohet se edhe gjatë ditës së sotme do të ketë erëra të forta. Era do të vijojë të fryjë me shpejtësi deri në 75 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 6 ballë.
Si pasojë e erërave të forta, edhe dy kabina kanë mbetur pa energji elektrike në zonën e Selitës në Tiranë.
OSHEE bën me dije se degët e thyera kanë rënë mbi linjën e tensionit të mesëm e cila është pjesë e fiderit nr.25 në Selitë. Ndërkohë po punohet për rregullimin sa më shpejt të situatës.
Ndërsa ditë e nesërme moti pritet të jetë shumë ftohtë, pasi temperaturat pritet të shkojnë deri në -12 gradë celcius në zonat malore.
Qytetet si Kukësi, Korça dhe Erseka janë të mbuluar nga dëbora, por asnjë nga akset rrugore nuk është bllokuar. Në veri të vendit aksi rrugor Kukës-Peshkopi, Kukës-Krume, Kukës-Fushë-Arrëz.
Era e furishme përfshiu ditën e djeshme gjithë Shqipërinë dhe u rrëzuan katër pemë në Tiranë, mes tyre edhe bredhi i Vitit të Ri. Po kështu u anuluan lundrimet nga Porti i Durrësit dhe i Vlorës. Pati tre aksidentet masive dhe një viktimë. Zona e Selitës në Tiranë mbeti pa energji elektrike.



