Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka marrë vendim për t’i ndaluar për një kohë të pacaktuar hyrjen në Kosovë Marko Gjuriçit, Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Ndërkohë këtë të premte, qeveria e Kosovës ka marrë vendimin që nga data 18 prill i ndalon serbëve të Kosovës përdorimin e letërnjoftimeve të lëshuara nga strukturat paralele në Kosovë.



