Rritja e pagës së mjekëve, Alimehmeti: Nuk ishte vendim, por premtim! 57% e specializantëve nuk paguhen

Rritja e pagës së mjekëve, Alimehmeti: Nuk ishte vendim, por premtim! 57% e specializantëve nuk paguhen

Mjeku Ilir Alimehmeti deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se rritja me 50 mijë lekë e pagës së mjekut specialist nuk ishte një vendim, por një premtim pasi nëse do ishte ndryshe do kishte një letër të shkruar të firmosur dhe vulosur.

Sipas Alimehmetit, deklaratat e bëra pikërisht në këtë kohë, janë të ndikuara nga zgjedhjet e 14 majit.

Ne nuk pamë një vendim, pamë një premtim. Kjo është fjala e duhur, po të ishte vendim, e kishte firmosur e kishin sjellë cilado qoftë koha kur hyn në fuqi.

Nuk është vendim nëse nuk e shohim në letër dhe specifikat. Duket si pjesë e fushatës elektorale. Rastësisht është 14 ditë para zgjedhjeve. Rrogën e majit e qershor, zgjedhjet kanë mbaruar, premtime bombastike janë marrë herë pas here.

Pse ikin njerëzit kur qenka kaq mirë këtu? Gjatë fjalës së Ramës u dha një informacion, ku ai tha që në barazohemi me Serbinë. Ne duhet të shohim modele perëndimore. Po e krahasoj vetëm me Kosovën, Kosova e ka kryer këtë vit dhe e ka rritur rrogën me 601 euro. U tha 7% për mjekun e përgjithshëm. Kosova e ka rritur me 36% për mjekët e përgjithshëm. Kosova ka GDP ¼ më të ulët se Shqipëria. Nuk ka sigurime të detyrueshëm shëndetësore e megjithatë,. Ata nuk kanë koncesione. Është pozitive të rrisësh pagesat e secilës kategori, por pamë një premtim.

Kurrë institucionet nuk kanë bërë pyetje pse ikni. Pa ditur boshllëqet nuk mund të ndërhyhet. Kjo është për fushatë elektorale. Kur i kemi kërkuar këto pagesa më parë është përgjigjur negativisht.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Alimehmeti tha se 57% e mjekëve specializantë nuk paguhen për punën e tyre.

Para se të bëhesh specialist duhet t’i nënshkruhet specializimi që zgjat 4 vjet. Më shumë se gjysma e tyre janë pa pagesë fare. Zero. % e zero është zero, askush nuk thotë të kundërt. Detyrohet këta mjekë të punojnë pa pagesë. Si ushqehet si strehohet, si i kryen këtë nevoja ata që kanë një mision kaq të madh, nuk i japim as minimumi e dinjiteti. Këtë gjë e bën shtetit. I themi të rinjve. Më shumë se gjysme, këtë vit 57% e tyre i themi punoni 4 vjet pa asnjë pagesë, pasi kur të mbarosh dikur do mbarësh këtë pagesën që qenka në nivelin e Serbisë. Në Kosovë paguhen 800-900 euro në muaj. 6 në 10 mjekë marrin zero lekë, dhe themi pse ikin. Edhe në rendin skllavopronar jepej ushqim.

Nuk largohen nga qejfi. I vetmi studim serioz është ai i vitit 2018 i bërë jo nga institucionet shtetërore, ka thirrur organet dhe mediat në konferencë dhe tregon që 76% e mjekëve meshkuj dhe 86% e mjekeve femra duan të ikin një orë e më parë. 54% e mjekëve të QSUT duan të ikin në çast. U deshën 5 vjet që të arrijmë tek premtimi. Sa më shumë e vonojmë këtë ndërhyrje. Investimi duhet të jetë i vazhdueshëm dhe diku do shohësh një ndryshim. Këta njerëz duhen mbështetur që 18 vjeç e më pas. Nuk është faji i tyre që ikin.

Më tej Alimehmeti tha se largimi i mjekëve nuk vjen vetëm për çështje nënfinancimi, por një nga elementët është se mungon mbështetja e figurës mjekësore.

Nuk është vetëm çështje  nënfinancimi. Është problem madhor. Kemi thënë shëndetësi falas. MSH deklaron sa shpenzojnë njerëzit, deri në 2018 ka dhënë pastaj ka ndalur. 44.6 %, ne paguajmë dyfish e gjysmë më shumë se bota.

Mbështetja e figurave mjekësore, mbrojtja. Gjatë profesionit ndodhin gjëra të ndryshme. Nuk është shkencë e saktë. Patjetër nëse shkaktohet dëm ndaj pacientit, ai nuk ka faj duhet dëmshpërblyer. Në Shqipëri mjeku përballet i vetëm me pacientin, familjarët. Po këta mjekë në Gjermani është spitali që merr përsipër çdo gjë. Një element tjetër, gjatë Covid sa mjekë humbi jetën, a patën mbështetje familjet e tyre. Këto mund t’i quash si polic.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy