Përdori telefonin e policit në furgonin e burgut/ Llabani: Pas kësaj, Veliajt i hoqën edhe tutat, kontroll i imtësishëm në qeli (VIDEO)

Përdori telefonin e policit në furgonin e burgut/ Llabani: Pas kësaj, Veliajt i hoqën edhe tutat, kontroll i imtësishëm në qeli (VIDEO)

Gjatë ditës së djeshme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u soll nga paraburgimi i Durrësit në SPAK, ku u pyet për dy orë nga agjentët e BKH-së dhe prokurori Olsi Dado, në prani të dy avokatëve të tij, Artur Selmani dhe Ermir Beta.

Veliaj u vu në dijeni për hetimin e dytë që ka nisur ndaj tij, lidhur me përdorimin e telefonit celular të një polici të paraburgimit të Durrësit gjatë kohës që transportohej me makinën e burgjeve për të marrë pjesë në një seancë në Gjykatën e Posaçme në Tiranë.

Gazetarja Anduena Llabani, në një analizë për "MCN Live", thotë se ky veprim i rëndon më tej pozitën ligjore të Veliaj në hetimet e SPAK.

Retorika që po mban Veliaj brenda paraburgimit, sikundër asnjë zyrtar tjetër, do ta çojë atë para një akuze të re, duke rënduar gjithashtu pozitën e tij ligjore kundrejt SPAK. Kjo është ajo që pritej.

Në telefonin celular që i është marrë policit të burgjeve, Veliaj ka komunikuar me familjarët e tij nga furgoni dhe ka diskutuar çështje për të cilat është aktualisht nën akuzë.

Ndërkohë, gjithë ekipi që ka qenë në punë atë ditë është marrë si të pandehur dhe është hetuar nga SPAK, përveç policit, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorin dhe të tregojë të vërtetën se si ka ndodhur ngjarja.

Pas këtij akti, Llabani tha se është realizuar një kontroll i detajuar në qelinë e Veliaj, ku janë shkuar deri aty sa i kanë hequr edhe tutat, për të verifikuar nëse ai mund të fshehte ndonjë telefon apo objekte të tjera.

Menjëherë pas marrjes në pyetje nga Olsi Dado, në qelinë e paraburgimit ku ndodhet Veliaj, është bërë një kontroll i hollësishëm. 

Madje thuhet se i janë hequr edhe tutat për të parë nëse ai fsheh ndonjë telefon ose objekte të tjera në qeli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy