Shkodër, arrest shtëpie për ish-deputetin demokrat, Bardh Spahia

Shkodër, arrest shtëpie për ish-deputetin demokrat, Bardh Spahia

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia. Gjykata vendosi të lërë në burg, për 30 ditë, Afred Nikollin dhe Gentian Bytyçin, të dy efektivë të policisë bashkiake të Shkodrës, ndërsa të ndaluarit e tjerë Adi Garuci e Aleks Ndoj kanë marrë masën e sigurt “arrest shtëpie”, si dhe “detyrim paraqitjeje” për Orlando Thepin.

Kolegë të Spahisë dhe mbështetës të Partisë Demokratike janë mbledhur para gjykatës, e cila është e rrethuar nga forca të shumta policie që në nisje të seancës.

Rreth 70 policë u vendosën para gjykatës, mes tyre edhe efektivë të FNSH-së.

Spahia ndodhej në paraburgim prej mbrëmjes së 20 qershorit, kur u arrestua për djegien e materialeve zgjedhor në KZAZ-në e vendosur në shkollën "Shejnaze Juka", në Shkodër.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy