Ish-deputeti Ervin Salianji lë qelitë e burgut të fierit, ndërsa humb mandatin dhe do duhet të mbaj kontakte me shërbimin e provës. Ai u dënua për dosjen “Babale” me 1 vit burg, ndërsa thotë se do të kërkoj pafajësinë deri në Strasburg.
Këto janë pamjet ku mbrëmjen e 27 shtator të vitit 2024 Ervin Salianji i shoqëruar nga eskorta e Policisë së Tiranës, u fut në burgun e Fierit.
Burgosja e tij erdhi pas vendimit të gjykatës së apelit e cila la në fuqi dënimin e dhënë nga shkalla e parë me një vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë.
Deri në fitimin e lirisë ai kaloi afro 9 muaj i izoluar ndërsa shfaqa e tij e parë publike para kamerave që nga burgosja ishte 11 maji. Ditën e zgjedhjeve Salianji pasi votoi bëri edhe deklaratë për mediat.
Por si përfundoi Salianji në Burg?
Ishte kjo konferenca për shtyp dhënë Krah Enkeleid Alibeaj dhe Gazment Bardhit në PD e drejtuar asokohe nga Lulzim Basha.
Nga kjo konferencë duket se u vulos edhe fati politik i Ervin Salianjit si në rritjen e tij brenda PD e po ashtu dhe burgosjen e tij.
Denoncimi bëri që vëllai ish Ministrit të Brendshëm të Qeverisë Socialiste Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj të rikthehej në Itali për të vuajtur një dënim ende të pashlyer.
Ndërsa 6 muaj nga denoncimi vetë Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen në Tetor 2018 si ministër i brendshëm.
Ky denoncim prodhoi një debat të madh politik ndërsa shpejt në lojë hyri edhe drejtësia. Dikur Krimet e Rënda nisën një hetim, ndërsa më pas gjithçka u transferua për kompetencë tek prokuroria tiranë.
Ndaj Ervin Salianjit u ngrit një akuzë nga Prokuroria e cila kërkoi dënimin e tij. Këtë kërkesë e miratoi në dhjetor të vitit 2019 gjyqtari Artan Gjermeni duke vendosur.
Vendimi 2019
Ky vendim i shkallës së parë dhënë në 2019, më 26 shtator 2024 afro 5 vite më vonë do të lihej në fuqi nga Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm.
Pasi shleu dënimin në masën e 2/3 Salianji ju drejtua gjykatës së Fierit për lirim me kusht, kërkesë kjo e pranuar mesditën e të Martës më 8 Korrik 2025.
Por përtej Lirimit, Salianji konsiderohet i dënuar dhe për 5 vite në rast se ai nuk fiton pafajësinë nuk mund të ushtrojë një funksion publik.



