
Nënë e bijë, 74 dhe 54 vjeç janë gjetur të pajetë pasditen e djeshme në banesën e tyre në lagjen numër 17 në Korçë.
Lidhur me dyshimet e para, korrespondentja Sara Kovaçi, thotë për 'MCN lajme', se vdekjet mund të kenë ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale, ndërsa ekspertiza e sotme mjeko-ligjore, pritet të përcaktojë sot saktë shkaqet dhe kush ka ndërruar jetë e para.
Sipas grupit hetimor të dyja kanë pësuar vdekje natyrale, teksa dyshohet se e para ka ndërruar jetë vajza. Ndërkohë për nënën dyshohet se lënia pas dore e medikamenteve ose ndonjë rrethanë tjetër që lidhej me shëndetin e saj mund ti ketë shkaktuar vdekjen.
Megjithatë trupat e tyre janë akoma në morg dhe nuk kemi ende asnjë përgjigje nga Policia dhe morgu, por gjatë ditës pritet saktësimi i ekspertizës mjeko-ligjore lidhur e shkaqet e kësaj tragjedie.



