Beci: Mënyra se si ndërhyn politika në disa dosje, Strasburgu i quan si ndikimin indirekt ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

Beci: Mënyra se si ndërhyn politika në disa dosje, Strasburgu i quan si ndikimin indirekt ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, lidhur me hetimet e nisura për koncesionin e sterilizimit.

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda dhe avokati Eugen Beci, në emisionin “Të Paekspozuarit” solli në vëmendje dhe shpjegoi se rastet se si në disa dosje mënyra se si ndërhyn politika, Strasburgu i quan si ndikimin indirekt ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

 Sa i përket personazhit që po hetohet nga drejtësia sa i përket rrezikshmërisë së personit, personalitetit të personit në raport me veprën penale, dua të shpjegoj.

Nga mënyra se si po hetohet kjo çështje dhe si po ndikon politika, të jeni të sigurte, se nëse shkon në Gjykatën e Strasburgut, ajo do ta bëjë telef për shkak të ndërhyrjeve politike që po ndodhin për dosjen e dytë, sepse dosja e Peshkëpisë është e kryer.

Mënyra se si ndërhyn kryeministri i Shqipërisë, si ndërhyn politika, Strasburgu i quan si ndikimin indirekt ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve për të dënuar një person me apo pa prova.

 Ka shembuj konkret në një vend të rajonit ku një ministër i dënua për korrupsion dhe ministri i drejtësisë doli dhe dha deklarata se gjykata duhet ta dënojë filanin dhe gjykata e Strasburgut e ka quajtur ndikim të drejtpërdrejtë mbi drejtësinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy