Izraeli ka nisur një valë të re të sulmeve ndaj objektivave ushtarake Iranit, pas sulmeve gjatë natës, raporton BBC. “Israeli Air Force” ka shkruar në X se po vazhdon t’i sulmojë lëshuesit e raketave dhe infrastrukturën në Iran. Media publike iraniane raporton se tashmë është aktivizuar mbrojtja ajrore e Iranit.
Ambasadori i Izraelit në OKB thotë se sulmet ishin një “veprim i domosdoshëm”, pasi kërcënimi iranian mori një kthesë dramatike. Ndërsa Iranit zotohet për pasoja shkatërruese.
IDF thotë se ka kryer sulme në lokacionet bërthamore, dhe shprehet se shefi i Gardës Revolucionare Hossein Salami dhe komandantë të tjerë janë vrarë. Irani po ashtu konfirmon vrasjen e 6 shkenctarëve, ndërsa televizioni shtetëror raporton se civilë, përfshirë fëmijë, janë mes të vdekurve. Megjithatë një pretendim i tillë s’është verifikuar në mënyrë të pavarur.
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump i kërkon Iranit të arrij një marrëveshje në lidhje me programin e tij bërthamore, duke paralajmëruar se sulmet e Izraelit mund të jenë edhe më brtuale. Irani akuzon SHBA-të se po mbështesin ofesivën e Izraelit, por ky pretendim është mohuar nga Uashingtoni.



