Manchesteri “zgjohet” me të shtëna armësh (VIDEO)

Manchesteri “zgjohet” me të shtëna armësh (VIDEO)

Të shtëna me armë janë regjistruar në orët e para të së dielës në qytetin e Manchesterit. Policia e qytetit thotë se dhjetë persona janë dërguar në spital, si pasojë e plagëve të marra gjatë të shtënave. Ngjarja ndodhi pak orë pas përfundimit të  festës së Karnavaleve të Karaibeve, ndërsa në “Claremont Road” po lëviznin ende shumë njerëz.

Të mbërritur në vendgjarje, policia e Manchesterit  ka marrë situatën nën kontroll, ndërsa po heton për të gjetur shkakun dhe autorët e ngjarjes, e cila mund të çonte në pasoja edhe më të rënda.

“Aktualisht kemi rreth 10 persona të shtruar në spital, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, shumica e tyre nuk janë në rrezik për jetën. Aktualisht po hetojmë ngjarjen, por paraprakisht mund të themi se nuk ka të dhëna për një sulm terrorist”, ka deklaruar një zyrtare e policisë së Manchesterit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy