Ndërtimi i resortit të Bashkim Ulajt, banorët e Rrjollit sërish në protestë: Nesër do jemi para SPAK-ut! Kërkojmë dëmshpërblim (VIDEO)

Ndërtimi i resortit të Bashkim Ulajt, banorët e Rrjollit sërish në protestë: Nesër do jemi para SPAK-ut! Kërkojmë dëmshpërblim (VIDEO)

Banorët e fshatit Baks-Rrjoll  kanë dalë në protestë edhe ditën e sotme, pasi biznesmeni Bashkim Ulaj ka nisur punën për të ndërtuar resortin luksoz “Blue Borgo” në Velipojë.

Për mikrofonin e MCN Live, Prek Molla tha se banorët e zonës kanë dokumentet e pronave dhe se për këtë çështje është bërë dhe një kallëzim në SPAK.

Molla tha se banorët kërkojnë një takim me përfaqësuesit e atyre që po ndërtojnë në mënyrë që të njihen me lejet e zhvillimit dhe të dëmshpërblehen sipas vlerës së tregut.

Ditën e nesërme banorët e zonës do të protestojnë para SPAK-ut.

Jam pronar me dokumente të vitit 1935, kam vendim të formës të gjykatës. Kemi dokumentacionin që kjo pronë është e fshatarëve dhe jo e hajdutëve. Ne dje kërkuam që të shkojmë dhe të ndalojmë fadromat që po vazhdojnë punimet, mirëpo policia shoqëroi disa persona që ishin më aktivët që të na bllokojnë që të mos kemi as dokumentacion. Po kërkojmë që të vijë një përfaqësues i firmës dhe të na tregojë lejen e ndërtimit dhe të ketë një tabelë që të na tregojë ku do bëhet ndërtimi. Kemi qëndruar disa orë në komisariat, ishte një ndalim për të mos shkuar në vendin ku jemi dhe sot. Ata thonë që ne nuk kemi asnjë të drejtë që t’u japim informacion mbi pronën. Ata paguhen nga Bashkim Uljaj dhe jo nga shteti. Shteti, apo drejtoria e Policisë së Shtetit nuk e di që kjo polici ndodhet pranë nesh sot.

Unë e kam dërguar në postë në SPAK sipas ligjit. Nuk kam marrë asnjë përgjigje. Nesër e kemi vendosur si fshat të drejtohemi tek SPAK. Nesër në orën 10: 00 jemi në SPAK.

Ne nuk jemi kundër që të ndërtohet dhe të zhvillohet vendi. Ne duam zhvillim, por duam transparencë. Duam që njerëzit të shpronësohen në bazë të tregut. Të ulen dhe të bashkëbisedojnë me fshatarët, të sjellin lejet e ndërtimit dhe të ulen me fshatarët.

Një metër2 kushton 70 euro. Ne kërkojmë të vijë një përfaqësues, këtu ka vetëm policë. 

Prek Molla ngriti akuza ndaj Fatmir Shpellzajt dhe gjyqtarëres Vojsave Kola Osmani.

Shpellzaj ka falsifikuar çdo dokument. Ai nuk ka asnjë trashëgimi. Personi që kërkon ai nuk ekziston këtu. Unë kam me vete dokumentacionin, se kemi pasur dhe probleme të tjera. Ky ka nisur punimet se është i fortë jo se ja ka dhënë shteti. Nëse ia ka dhënë shteti të na tregojë. Shpellzaj ka pasur shumë funksione politike, kryetar partie në PL, ka qenë dhe drejtor i hipotekës në Malësinë e Madhe. Çdo veprim është bërë nëpërmjet hipotekave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy