“Zbatoni Reformën në Drejtësi nuk e keni luksin të prisni” ishte ky mesazhi që dha këtë të premte Zëvendës Kryetari i Prezencës së OSBE Robert Wilton. Ai kërkoi që gjykatave t`ju vihen më shumë fonde në dispozicion në mënyrë që të përmbushin detyrat më efikase e të rikthejnë besimin e qytetarëve te drejtësia.



