Boçi: Do bëhet analizë në të gjitha qarqet për përgjegjësin e çdo drejtuesi politik (VIDEO)

Boçi: Do bëhet analizë në të gjitha qarqet për përgjegjësin e çdo drejtuesi politik (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi tha në studion e MCN Live se ikja e Deromemajt i shqetëson dhe i lë një shije të hidhur demokratëve.

Rama është cinik, diversionist, goditës në njërin krah me elementët e tjerë politik dhe joshës në krahun tjetër. I lë njerëzit në kufijtë e ekzistencës dhe bën njeriun e mirë që nuk është aspak i tillë. Që shkojnë njerëz atje, është e drejta e tyre. Kur kemi zgjedhur të jemi në politikë, kemi marrë përsipër që mund të jemi dhe përballë situata të vështira. Kemi njeriu kapërcen marrëveshjen me veten, është çështje personale. 

Na shqetëson, nuk na pëlqen, krijon shije të hidhur. Por politika është dikush del dikush hyn, dikush e ndërpret kontributin e tij zëvendësohet nga dikush tjetër. Natyra e urren boshllëkun. E plotëson. 

Boçi tha se do të behët një analizë në çdo qark për përgjegjësinë e çdo drejtuesi politik. 

Ne kemi pas një grabitje industriale të votës dhe brenda kësaj grabitjeje që nuk mund të jepte rezultat të ndryshëm në asnjë rrethanë, sot pas kësaj, pasi pranohet kjo dhe publikisht po, një analizë në çdo qark do të bëhet për përgjegjësinë e çdo drejtuesi politik. Është PD, që ka përvojën dhe modalitet dhe mekanizmat  për të sjellë një frymë të re. Janë krej natyrale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy