Një 35-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Vlorë. Ngjarja ndodhi pak para mesnatës në lagjen “Pavarësia”, pranë rrethrrotullimit të Skelës. Elidon Mehmeti ka qenë në makinën e tij duke hyrë në rrugicën ku kishte banesën, persona të paidentifikuar e kanë qëlluar me breshëri në drejtim të mjetit. Rreth 18 plumba janë derdhur mbi mjetin e tij, çka ka bërë që 35-vjeçari të plagosej rëndë.
Mësohet se ai ka ecur me makinë për gati 50 metra dhe pasi ka hapur derën e makines dhe u ka thënë kalimtarëve “më qëlluan”. Mehmeti është dërguar në spital, por ka humbur jetën për shkak të plagëve të rënda.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Ndërkohë, në akset kryesore të Vlorës janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar në polici dy persona.



