Besimtarët katolikë dhe protestantë festojnë këtë të diel festën e Pashkës, që simbolizon fitoren e së mirën mbi të keqen.
Në këtë ditë të shenjtë në Katedralen e Shën Palit në Tiranë u mbajt mesha e shenjtë që u drejtua nga kreu i Kishës Katolike imzoti Arjan Dodaj, i cili u lut për më shumë bashkëpunim dhe tolerance mes njerëzve.



