
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është i bindur se kriza politike nuk ka zgjidhje përsa kohë nuk ndëshkohen vjedhësit e votës. Në fjalën e tij para protestuesve, kreu i PD-së tha se përgjimet e publikuara nga BILD treguan fytyrën e vërtetë të qeverisë.
Në fjalën e tij gjatë protestës së dhjetë të opozitës së bashkuar Basha deklaroi se 30 qershori ishte një tregues, një referendum kundër së keqes, një monument i lirisë, i europianizmit dhe i qytetarisë së Shqiptarëve.
“30 Qershori hyri në histori si dita kombëtare e kurajos ku shqiptarët treguan forcën të ndahen nga e keqja… Ata treguan se janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës”.
Duke iu referuar pjesëmarrjes së ulët në votimet e 30 qershorit, Basha tha se 85 përqind e shqiptarëvee refuzuan regjimin e Ramës, korrupsionin, varfërinë e mungesën e shpresës. Ai tha se edhe pse Rama dhunoi dhe me regjimin e tij me mashtrime, mercenarë e gënjeshtra u mundua të ndizte frikë në zemrat e shqiptarëve, prapëseprapë nuk ia doli të thyente vullnetin e shqiptarëve.
Basha e cilësi forcën opozitare një uragan të pandalshëm:
“Faleminderit opozitës së bashkuar, nga udhëheqësit tek anëtarët e thjeshtë… Faleminderit anëtarëve e mbështetësve të PD… Do të fitojmë bashkë duke refuzuar mercenarët e përbuzur e të shiturit te Edi Rama… Ju jam mirënjohës të gjithëve! …Do ta rrëzojmë këtë qeverisje antipopullore antikombetare. Kurajoja juaj na ka bërë më të fortë e të vendosur.”
Basha iu drejtua njerëzve duke thënë se populli i ndriçuar është fundi i autokratëve dhe u bëri thirrje socialistëve të ndershëm të pastrojnë partinë e tyre nga e keqja e madhe dhe të rikthejnë dinjitetin e tyre.
“Nga ky shesh dua t’u drejtohem socialistëve të ndershëm: ju nuk jeni hajna, kriminelë, mos e lini partinë tuaj në duar të krim të hajnave e injorantëve.. Izolojeni, braktiseni Edi Ramën. …Shpëtoni partinë e nderin tuaj të marrë peng nga bansditët e rrugës.”
“Sot jemi më shumë se kurrë në këtë shesh por më pak se kurrë në Shqipëri. Shqipëria po shkretohet,shqiptarët po ikin nga varfëria e pamundësia...”
Në vijim të fjalës së vet, Basha e vuri theksin te varfërimi i Shqipërisë jo vetëm ekonomikisht, por edhe numerikisht, edhe nga ikja e njerëzve, të rinjve, elitës, profesionistëve, intelektualëve, që ikin për liri e dinjitet, në një shoqëi të drejtë e të ndershme. Shqipëria është varfëruar, nëpunësit i duhet t’i shërbejë partisë osë oligarkisë, sepse këtu ka mundësi vetëm për krimin, mirëqenie vec për grabitqarin, shqiptarët nuk janë të lirë.
“Ne jemi ndarë nga familjarët e të dashurit”, tha ai.
Duke përdorur fjalët e John Adams: “E vetmja qeverisje e mirë është mbretëria e ligjeve”, Basha tha se Europa nuk është larg, edhe pse Shqipëeria është një vend pa rregulla pa ligje, pa drejtësi. Edhe pse Edi Rama i ka të gjitha pushtetet dhe e ka kthyer Shqipërinë në pronën e tij.
“Përgjimet e prokurorisë të publikuara nxorën fytyrën kriminale të regjimit e treguan së ëshë antipopullor, antikombëtar… Rama ik! …Të dashur qytetarë e gjithë bota e di se beteja jonë ka qenë e drejtë, jetike, pa përpjekjet tona pa denoncimet, protestat nuk do të kishtë ndodhur asgjë.. Këmbënguljajonë triumfoi. … Kriza do të zgjidhet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë.”
Në përmbyllje, Basha tha se beteja vazhdon dhe se drejtësia do të vonojë, por nuk do të mungojë, pasi opozita do të përdorë çdo mjet për ta nxjerrë para drejtësisë.
“Drejtësia ka vonuar, por ajo nuk do të mungojë… Do ta pastrojmë Shqipërinë nga fara juaj shkatërruese, ne do t’ju shtypim… Shqipëria do të jetë një vend i lirë pa krim e dhunë. …Fund të fortëve të rrugës, të fortëve të politikës, të medias, biznesit. … Zgjedhjet e lira janë fundi i tyre. Liria demokracia e drejtësia garantohen vetëm me votën e lirë.”
Në fund kryedemokrati Basha i mëshoi misionit të vështirë për liri e demokraci dhe bëri thirrje për vazhdimin e betejës së opozitës.
“Duhet të heqim dorë nga fajësimi i të tjerëve e të shkuarës. …Duhet të jemi përgjegjës për veprimet tona, duhet të besojmë të vetvetja e forcat tona. ..Shpëtimin nuk vjen nga jashtë, nuk ndodh me magji, nuk do ta bëjnë të tjerët… Beteja është e jona. …Dhe zoti vetë e tha me gojë/ Se kombet shuhen përmbi dhe… Ndizini dritat! Po e pret gjithë bota ta shohë dritën e shqiptarëve..”



