
Prilli i vitit 2024 ishte globalisht më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë, me një temperaturë mesatare të ajrit sipërfaqësor prej 15.03 gradë, 0.67°C mbi mesataren e prillit për periudhën e referencës tridhjetëvjeçare 1991-2020 dhe 0,14 °C mbi rekordin e mëparshëm të prillit 2016.
Kjo është bërë e ditur nga shërbimi i motit i Bashkimi Europian, Copenicus, i cili saktëson se ky është muaji i 11-të radhazi që është më i nxehti i regjistruar.
Prilli i vitit 2024 ishte gjithashtu 1.58°C më i ngrohtë se mesatarja e prillit para-industrial 1850-1900.



