Meksi: 31 noterë kanë mundësuar futjen parasë së pistë në ekonomi. Ilir Shtufi ka punuar me Kongolin dhe Haxhiun (VIDEO)

Meksi: 31 noterë kanë mundësuar futjen parasë së pistë në ekonomi. Ilir Shtufi ka punuar me Kongolin dhe Haxhiun (VIDEO)

Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, thotë se janë 31 noterë të cilët kanë bërë të mundur futjen e parasë së pistë në ekonomi.

 

Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se biznesmeni Ilir Shtufi në 15 vite ka punuar me noteritë Kongoli dhe Haxhiu.

 

Ai fajësoi noterët për pastrimin e parasë së pistë, duke thënë se duhet të hetohen bashkë me pjesë të Kadastrës.

 

Paraja e pisët mbetet para në çdo rast. I vetmi problem që paraqet, është se lidhet me trafikun e lëndëve narkotike. Personat që zotërojnë këto para, kanë shkelur ligjin. Procesi i shkeljes së ligjit nuk mbyllet në Ekuador apo Panama, por ai është konstant në Shqipëri.

 

 Problemi që ka kjo para e pistë është se është fokusuar në një tek sektor që është ndërtimi, si një mënyrë e sigurt për të mos humbur paranë e pistë dhe dëmton në tërësi ekonominë shqiptare. Është një tek sektor ku ne kemi shumë varësi dhe dëmtohet ekonomia duke mos u mbështetur në sektorë të tjerë. Mund të kthehet një flluskë imobiliare në të ardhmen. 

 

Që kishte në Shqipëri para nga droga këtë e dinin të gjithë, por nuk diheshin emrat. Nuk kishte materiale dhe dokumente për ta provuar. Hotele, vila ndërtime që mund të ishin financuar me para të tilla, nuk diheshin. Por dosjet e muajit qershor na i kanë dhënë këto. Sa pjesë të rënies së euros ka paraja e pistë, këtë e ka detyrë Banka e Shqipërisë. 

 

Le të na thotë fluksin e parasë dhe paranë pa emër, që është para e pistë. Për sa kohë mungojnë shifrat, nuk është e qartë. Ky është problemi madhor, që shteti nuk ka funksionuar. Këto rrethana kanë qenë me vite. Te rasti i Salvador Aliut, policia e ka referuar. Por Sky ECC mbetet kryesore. janë strukturat në tërësi të administratës që nuk funksionojnë. 

 

Qëllimi është që mekanizmat që ka shteti të funksionojnë. Trafikantët kryesorë me aksesin që kanë krijuar në Shqipëri, kanë infektuar çdo hallkë në Shqipëri. Vetë AIF nuk bën detyrën e referimit në SPAK. Noterët janë garantët e gjithë këtij procesi. 

 

Në dosjen e SPAK janë rreth 30 veta që përmenden që luajnë rol konstant në lehtësimin e këtyre hallkave, në futjen e lekut në mënyrë ligjore. Cili është sensi ekonomik i dhurimeve konstante që kanë mundësuar këta noterë.

 

Janë bërë nga trafikanti për t’i marrë ai pas disa veprimesh. Noterët bashkë me pjesë të Kadastrës duhet të hetohen. Janë një grup i njohur personash që dihet se kanë operuar. 

 

Janë 31 emra noterësh në dosjet e muajit qershor që kanë bërë në mënyrë konstante kanë bërë injektimin e parasë së pistë në ekonomi dhe më pas për ta rimarrë. Zoti Ilir shtufi ka zgjedhur të punojë me dy noterë në 15 vite, Kongolin dhe Haxhiun. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy