Mos e besoni lajmin e përhapur në rrjet se Bebe Rexha ka vdekur nga mbidoza!

Mos e besoni lajmin e përhapur në rrjet se Bebe Rexha ka vdekur nga mbidoza!

Një status në Twitter ku pretendohej se Bebe Rexha kishte vdekur nga mbidoza u bë viral, duke përhapur panik tek fansat e këngëtares me origjinë shqiptare. Ndërsa statusi nisi të shpërndahej dhe njerëzit të shprehnin ngushëllimet, ra edhe në vëmendjen e vetë artistes.

Statusi ishte bërë nga një person i panjohur, i cili duket se ishte në kërkim të famës dhe në të ishte taguar prestigjiozja CNN dhe vetë këngëtarja:

“Lajm i fundit: CNN konfirmon që ylli i pop-it, Bebe Rexha ka ndërruar jetë nga overdoza në shtëpinë e saj ën Kaliforni. Familja e Bebes ka publikuar një deklaratë për median ku thuhet, ‘Ajo ishte drita e jetës sonë. Do të donim pak privatësi në këtë periudhë të vështirë’”.

Kaq mjaftoi që përdoruesit e Tëitter-it ta besonin dhe të komentonin: “Më mungon Bebe, po dëgjoj këngët dhe intervistat e saj”.

Këngëtarja reagoi menjëherë, pasi pa postimin: “Zot na ruaj, çfarë dreqin është kjo. Jezus. Qëndroj jashtë linjës për tre ditë dhe jo vetëm që kam vdekur, por kam vdekur nga mbidoza e një droge?!?!”.

Në një tjetër postim që duket se i drejtohet ideatorit të lajmit të rremë, Bebe regjistron zërin e saj ndërsa thotë:

“Jam një fantazmë. Po shkruaj nga dollapi i dhomës tënde të gjumit”.

Një tjetër rast që tregon vorbullën e ndikimit të rrjeteve sociale dhe të lajmeve të rreme që përhapen në të.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy