Vetëm faqet pornografike, janë ato që kanë fituar para nga shpërthimi i koronavirusit në botë, në një kohë kur ekonomitë më të mëdha kanë marrë masa parandaluese për shkak të kësaj epidemie.
Këto faqe postojnë përmbajtje filmike të personave që kryejnë marrëdhënie seksuale me kostume mbrojtëse, maska dhe fustane plastike, duke shënuar kështu një trend të ri.
Videot e titulluara “Shkretëtira Wuhan” apo “Agjenti TSA, ndalon gruan e dyshuar për koronavirus”, janë shfaqur mes shumë videosh të tjera me përmbajtje seksuale në faqet porno në internet.
Videot paraqesin njerëz me kostume mbrojtëse, maska në fytyrë, ose me fustanet spitalore duke bërë seks në mjedise që duken të ngjashme me ato spitalore.
Koronavirusi u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar. Ai ka prekur më shumë se 95 mijë persona, në më shumë se 80 vende të botës, ndërsa ka shkaktuar mbi 3 mijë e 200 vdekje. /TPI/



