
Zëvendëskryeministri serb, Rasim Ljajiç, thotë se konflikti me Kosovën mbetet i ngrirë, pasi asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimet e ndërkombëtarëve.
“Është lehtë të flasësh për një konflikt të ngrirë duke mos bërë asgjë, mirëpo a mund të durojnë serbët e Kosovës? Edhe me Trump, politika e Amerikës ndaj Serbisë nuk ka ndryshuar. BE, edhe pse e dobësuar, ka të njëjtin qëndrim ndaj zgjidhjes së çështjes së Kosovës”, është shprehur Ljajiç.
Për të, anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i çonte gjërat në drejtim të pakthyeshëm.
“Çështja e Kosovës nuk mund të zgjidhet aq shpejt sa disa njerëz në bashkësinë ndërkombëtare e presin. Për Kosovën është duke u folur intensivisht për dekada, s’mund të zgjidhet për disa muaj, madje pozicionet janë ende shumë të largëta”, ka thënë ai.



