Abuzimet me minorenë, edhe kisha holandeze përshihet në skandal

Abuzimet me minorenë, edhe kisha holandeze përshihet në skandal

Edhe kisha holandeze është përfshirë në skandalin e abuzimeve seksuale. Përgjatë 65 vitesh, 20 nga 39 kardinalë holandezë rezultojnë të përfshirë në mbulimin e abuzimeve seksuale të kryera ndaj minorenëve në periudhën 1945-2010.

Katër prej tyre janë direkt të përfshirë, pasi rezultojnë abuzues brenda mureve të institucioneve fetare. Lajmin e bën të ditur e përditshmja holandeze NRC.

Edhe zëdhënësja e kishës holandeze, Daphne van Roosedaal, e ka pranuar pjesërisht këtë skandal, duke u shprehur se një pjesë e këtij raporti mund të konfirmohet.

“Emrat e disa peshkopëve korrespondojnë me disa prej tyre që përmenden në një raport të ngjashëm që vetë kisha ka hartuar në vitin 2010”, është shprehur ajo.

Pjesa më e madhe e priftërinjve abuzues kanë vdekur, ndërsa ata që janë ende gjallë nuk kanë pranuar të prononcohen.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy