Fisnik Kruja, pjesë e koalicionit “Pro familja”, nisjen e mbledhjes së firmave për të hartuar një peticion kundër martesave gay, i cili do të paraqitet më tej në Kuvendin e Shqipërisë, e argumenton me faktin se shumica e shoqërisë nuk pajtohet me këtë linjë të cilat deformojnë thelbin e shoqërisë.
Duke folur për edicionin e lajmeve të MCN Live ai tha se linja të tilla rrezikojnë familjen, të ardhmen e shoqërisë sonë, për shkak se shkaktojnë ndërprerjen e lindshmërisë së popullsisë.
Kjo agjendë po fuqizohet fuqishëm, na ka vënë para një shqetësimi të madh dhe kemi përpjekur të sensibilizjmë edhe organet shtetërore.
Shpresojmë të ketë pjesëmarrje për të firmosur peticionin, pasi ka sensibilitet edhe nga rrjetet sociale.
Shpresojmë që qytetarët shqiptarë të mos jenë indiferentë. Njerëzimin e ka ruajtur familja, jemi shumë të fokusuar në mbrojtjen sidomos të fëmijëve.
Fëmijët duan që babai ose nëna të jenë persona me dinjitet në shoqëri. Kjo është një dramë e pritshme e shoqërisë sonë, ndaj ne jemi të angazhuar që ta ndalojnë.
Edhe nënat surrogatë përjetojnë një dramë, e ka rritur fëmijën për nëntë muaj dhe ka krijuar një lidhje me të, është një lidhje biologjike e brendshme që krijohet.
Surrogacia është një dramë e frikshme e shoqërisë. Me martesën mes dy vajzave në tarracë, bashkia ka shkelur ligjin, kodin e familjes sipas të cilit lejohet martesa mes një burri dhe një gruaje.
Nuk mund të lejohet një martesë që bie në kundërshtim me kodin. Nuk e kemi problem që bashkëjetojnë me njeri tjetrin, është e drejta e tyre.
Por ka një agjendë ndërkombëtare që mbështet martesat homoseksuale. Iu mësojnë fëmijëve në shkolla agjenda të tilla të panatyrshme që i çorientojnë këta.
I bëjnë vulnerabël ndaj problemeve që do të përballen në jetë. Partitë e majta kanë në agjendë mbështetjen e LGBTQ.
Shoqëria nuk mund të sakrifikohet për interesat e një grupi. Grupi i LGBTQ nuk është i margjinalizuar, por është në ofensivë.



