Britani/ Falimenton zinxhiri i restoranteve të yllit të emisioneve të gatimit

Britani/ Falimenton zinxhiri i restoranteve të yllit të emisioneve të gatimit

Zinxhiri i restoranteve të stilit italian të Jamie Oliver-it, shefit të famshëm të televizionit britanik, pësoi kolaps ekonomik dhe kaloi nën administrimin e shoqërisë KPMG.

22 nga 25 restorante të tij u mbyllën, duke çuar në humbjen e 1000 vendeve pune.
Lajmërimin e dha vetë Jamie Oliver, i cili shprehu hidhërimin e tij për një mbyllje të tillë dhe falënderoi gjithë bashkëpunëtorët.

Vetëm mbyllja e 12 prej restoranteve ka shënuar 101 milionë paundë humbje.
Rënia e Oliver-it, pas një historie sipërmarrjeje me ulje-ngritje e ndjekur dhe nga fama televizive, i bashkëngjitet krizës strukturore që po kalojnë  emra të ndryshëm të sektorit të restoranteve britanike dhe sektori i shitjeve me pakicë në përgjithësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy