Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se SHBA-të kanë ndaluar disa dërgesa armësh drejt Kievit, ndërsa lufta e Rusisë kundër Ukrainës është intensifikuar.
“Vendimi u mor për të vënë interesat e Amerikës në vend të parë pas një shqyrtimi nga Departamenti i Mbrojtjes të mbështetjes dhe ndihmës ushtarake amerikane për vendet e tjera”, thga të martën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly.
SHBA-të i kanë dërguar dhjetëra miliarda dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022, duke bërë që disa persona në administratën Trump të shprehin shqetësime se rezervat amerikane janë shumë të ulëta.
Ende nuk është bërë e ditur lloji i ngarkesës që do të ndalet.
Qeveria ukrainase nuk ka komentuar ende.



