
Minierat e kromit në Bulqizë kanë depozita të mëdha hidrogjeni. Në këtë përfundim kanë arritur një grup gjeologësh, të cillët rezultatet e studimit i publikuan në revistën Science.
Sipas tyre, bëhet fjalë për njënga flukset më të mëdha natyrore të hidrogjenit të zbuluara ndonjëherë.
Hidrogjeni është gaz pa ngjyrë, pa erë dhe jashtëzakonisht i djegshëm dhe alternativë e karburantit, pasi nuk ka efektin e gazeve serrë.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se një rezervuar i madh hidrogjeni shtrihet poshtë minierës në Bulqizë. Rezervat e hidrogjenit e kanë origjinën te zhvendosja e pjese të kores së Tokës miliona vjet më parë, duke e shtyrë atë lart dhe mbi koren pranë saj.
Shtrirja e tokës që erdhi si pasojë formoi një lloj brezi shkëmbor të njohur si një ofiolit. Disa ofiolite të tillë janë zbuluar në mbarë botën dhe mendohet se në shumicën prej tyre mendohet se ka rezerva të tilla.
Për këtë studim, gjeologët ndoqën raportimet për sasi të mëdha të hidrogjenit që depërtonin nëpër kanalet e ventilimit dhe nxjerrin flluska në pishinat kulluese në minierë.
Studiuesit matën rrjedhjen në disa vende në minierë dhe përdorën rezultatet për të përllogaritur sasinë totale të hidrogjenit që del, afërsisht rreth 200 tonë metrikë çdo vit, çka e bën atë rrjedhën më të madhe natyrore të dokumentuar ndonjëherë.



