Pas skandalit të zbuluar te spitali Onkologjik ku pacientët dërgoheshin te privati dhe abuzohej me medikamentet, shoqëria civile ka organizuar pasditen e sotme një protestë para ministrisë së Shëndetësisë.
Gazetarja e MCN TV, Blerina Goce në një raportim live nga protesta thotë se pjesëmarrja është e lartë, me qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Një protestues tha për MCN se nuk ka mbetur gjë tjetër për të mbrojtur në këtë vend kur dhe jeta e qytetarëve është në rrezik.
Kur mungon humanizmi te mjekët, kemi të bëjmë me vrasës me pagesë, të cilët nuk kanë mëshirë.

Ndërkohë një nga organizatorët e protestës, aktivisti i Qëndresës Qytetare, Migen Qiraxhi, tha se në këtë vend nuk ka shqiptarë që nuk i ka kushtuar barra e sëmundjes së vetë dhe barra e dinjitetit të vetë dhe në këto kushte, nuk mund të rrimë pa shprehur indinjatën.
Duhet dhënë dorëheqja që nga roja i spitalit e deri te kryeministri. Të mos reagosh sot është si të presësh radhën për të vdekur.
Të gjithë do përballen me këtë sistem, të marrin lekët për të shkuar në Maldive, ndërkohë që ti mund të shkosh në botën tjetër.



